Turqia kritikon PE: Nuk pranojmë kërcënime, do mbrojmë të drejtat e qipriotëve turq

Ankaraja ka dënuar ashpër qëndrimin e Parlamenti Evropian, I cili i kërkoi BE-së të enjten të vendosë sanksione ndaj Turqisë . Në një deklaratë të ministrisë së jashtme nënvizohet se “Turqia nuk pranon asnjë kërcënim ose shantazh dhe do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri të drejtat e Qipriotëve Turq”.

Ankaraja ka reaguar ashpër ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian mbi vendosjen e sanksioneve të rrepta ndaj Turqisë, e cila u miratua një ditë më parë në Strasburg.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke “dënon me forcë propozimin jo-detyrues të miratuar nga Parlamenti Evropian kundër Turqisë ndërsa vuri në dukje se “ky vendim i cila padyshim diktohet nga “administrata qipriote greke” tregon edhe një herë se sa i njëanshëm është Parlamenti Evropian në këtë çështje “.

“Nëse ata mbajnë këtë qasje dhe mentalitet, nuk është e mundur që institucionet e BE-së të japin një kontribut konstruktiv në zgjidhjen e problemit të Qipros,” tha Ministri i Jashtëm turk, i cili u bëri thirrje Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian të “përballen me realitetin në ishullin e Qipros.

Turqia nuk pranon asnjë kërcënim ose shantazh dhe do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri të drejtat e Qipriotëve Turq, si dhe përpjekjet e dialogut,” nënvizon deklarata.

Të enjten, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë jodetyruese në mbështetje të Qipros anëtare të BE-së, duke u kërkuar udhëheqësve të unionit të vendosin sanksione të ashpra kundër Turqisë. Qiproja është ndarë përgjatë vijave etnike që nga pushtimi turk në 1974 i shkaktuar nga një grusht shteti i frymëzuar nga Greqia.

Vetëm Ankaraja e njeh Qipron Veriore si një shtet të pavarur. Turqia është në kundërshtim me anëtarët e BE-së, Greqinë dhe Qipron rreth kërkimit të hidrokarbureve në ujërat e diskutueshme të Mesdheut lindor.

SHKARKO APP