Turqia ndalon gruan e gazetarit që të largohet nga vendi

Autoritetet turke kanë penguar Dilek Dyndar, bashkëshorten e gazetarit dhe kryredaktorit turk, Xhan Dyndar, që të udhëtojë nga Aeroporti “Ataturk” i Stambollit, duke i konfiskuar pasaportën dhe duke mos e lejuar që të udhëtojë jashtë vendit.

Në një prononcim për “PEN International”, Xhan Dyndar tha se: “Ky është një tregues i qartë i faktit që tashmë Turqia është nën kthetrat e një sundimi autoritar në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në vend. Sipas “ligjit” të ri, nëse dikush akuzohet për një vepër penale ose nëse ai është në proces gjyqësor, të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes trajtohen si kriminelë”.

Dilek Dyndar është e martuar me gazetarin dhe ish-kryeredaktor e të përditshmes turke “Cumhuriyet”, Xhan Dundar, i cili u arrestua së bashku me kolegun e tij, Erdem Gyl, më 26 nëntor 2015, me akuzën e zbulimit të sekreteve shtetërore, spiunazhit dhe mbështetjes së një grupi terrorist. Këto akuza janë të lidhura me publikimin provave me videove dhe fotografi në të përditshmen “Cumhuriyet” për dërgesat e armëve nga ana e shërbimeve të inteligjencës turke ndaj grupeve islamike në Siri. Dyndar dhe Gyl u mbajtën 92 ditë në paraburgim, para se të liroheshin në pritje të gjykimit, më datë 26 shkurt, 2016. Në maj 2016 Dundar u dënua me pesë vite dhe 10 muaj burg. Ai aktualisht është jashtë Turqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 23 korrik 2016, Turqia miratoi një ligj në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur pas tentativës së grushtit të shtetit, i cili i jepte të drejtë autoriteteve të sekuestronin pasaportat e çdokujt që ishte nën hetim dhe urdhëroi mbylljen e mijëra institucioneve arsimore private, mediave dhe shtëpive botuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dekreti, i cili menjëherë u shndërruar në ligjin Nr. 667, ishte dekreti i parë i Këshillit të Ministrave nën drejtimin e presidentit, Rexhep Tajjip Erdoan në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme 3-mujore të shpallur në Turqi, e cila hyri në fuqi më 21 korrik. Me datë 22 korrik, qeveria turke njoftoi Këshillin e Evropës se Turqia gjithashtu ka “revokuar” garancitë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), në të cilën ajo bën pjesë, sipas të cilës Konventa përcakton që qeveritë mund të ndërmarrin një gjë të tillë vetëm “në raste të emergjence publike, të cilat kërcënojnë ekzistencën e një kombi”.

Më 1 shtator një amendim i këtij dekreti hyri në fuqi dhe ky amendim zgjeron kopetencat e autoriteteve turke për të konfiskuar jo vetëm pasaportat e personave që janë nën hetim, por edhe bashkëshortët (bashkëjetuesit) dhe bashkëpunëtorët e të akuzuarve. Megjithatë, kur pasaporta Dilek Dundar u konfiskua në aeroport, ajo u informua nga autoritetet se pasaporta e saj ishte anuluar që me datë 4 gusht, pra gati një muaj përpara amendimit të ligjit.

“Ky ndryshim është një zgjerim i kopetencave dhe masave drakoniane të miratuara deri më tani në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në Turqi dhe në mënyrë të panevojshme ka si objektiv kryesor bashkëshortët/bashkëshortet (bashkëjetuesit/bashkëjetueset) të kujto që është nën hetm. Ky ligj u jep kopetenca të pakafizuara autoriteteve për të penguar lëvizjen e lirë jo vetëm të personave që shteti turk zgjedh të hetojë, por dhe familjarëve të tyre. Kjo është me të vërtetë një ditë e errët për Turqinë, ku kryerja e një krimi nuk është parakusht për të trajtuar të akuzuarit si kriminelë. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve turke që t’i rikthejnë dokumentet e udhëtimit znj. Dilek Dyndar dhe të lejojnë që ajo të udhëtojë lirisht jashte vendit”, tha drejtori ekzekutiv i “PEN International”, Carles Torner.

PEN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?