Turqia ndihmon Spanjën dhe Italinë me materiale shëndetësore në betejën kundër COVID-19

Edhe pse vetë Turqia është e prekur nga koronaviruasi ajo nuk e ka kursyer ndihmën për dy shtetet më të prekura Italia dhe Spanja.

Një avion ushtarak turk Airbus A400M me materiale shëndetësore, përfshirë maska, kostume mbrojtëse, xhel antibakterial etj, u ngrit nga aeroporti Etimesgut në Ankarasë për të ofruar këtë ndihmë për luftën kundër koronavirusit në Itali dhe Spanjë.

Lajmi u bë i ditur nga ministria e Mbrojtjes turke. Kujtojmë që në Turqi deri tani numri i të infektuarve me COVID-19 është mbi 13 mijë, nga ku 214 persona kanë humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?