Turqia nis ofensivë ajrore në veri të Irakut
Nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftohet se me një ofensivë ajrore janë shkatërruar 18 pozicione të organizatës terroriste në rajonin Kandil dhe Gara në veri të Irakut.
Sipas deklaratës së bërë nga Shtabi i Përgjithshëm theksohet se si rezultat i zbulimeve në Irakun Verior u ndërmor ofensivë ajrore ndaj objektivave të përcaktuara të organizatës terroriste separatiste në rajonet Kandil dhe Gara.
Në ofensivën e ndërmarrë gjatë orës 03.20-05.30 kanë marrë pjesë nëntë avionë luftarakë F-16 dhe dy F-4 2020 ku janë qëlluar depot e municioneve, bunkerët dhe strehimoret e organizatës terroriste separatiste.
Ndër të tjera theksohet se avionët luftarakë në 30 të shtëna kanë qëlluar në shenjë 18 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste separatiste duke i shkatërruar ato.
KOHA JONË SONDAZH

