Turqia pret të gjenden zgjidhje në bisedimet me Greqinë

“Në bisedimet me Greqinë, ne shpresojmë që çështjet të trajtohen brenda kornizës së të drejtave, ligjit dhe barazisë dhe që të gjenden zgjidhje”- tha Akar në ceremoninë e lançimit dhe saldimit të disa anijeve të reja të ndërtuara nga Turqia.

Akar nënvizoi më tej pritjen e Turqisë që Greqia “të respektojë të drejtat (e Turqisë) në Egje dhe Mesdheun Lindor dhe të shmangë veprimet që mund të shkaktojnë keqkuptime”.

Të hënën, Turqia dhe Greqia pritet të rinisin bisedimet eksploruese pas një pauze katërvjeçare.

Bisedimet pritet të përqëndrohen në mosmarrëveshjet dypalëshe, duke përfshirë kufijtë detarë dhe të drejtat e shpimit në rajon.

Turqia, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet e kufijve detarë nga Greqia dhe Administrata Qipriote Greke, duke theksuar se pretendimet e tyre të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe turqve qipriotë.

Ankaraja vitin e kaluar dërgoi disa anije shpimi për të kërkuar burime energjetike në Mesdheun Lindor, duke riafirmuar të drejtat e saj në rajon, si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Udhëheqësit turq kanë theksuar vazhdimisht se Ankaraja është në favor të zgjidhjes së problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, shprehu shpresën se gjatë bisedimeve me Greqinë që fillojnë në Stamboll javën e ardhshme do të ketë zgjidhje të ligjshme për çështjet bilaterale.

“Në bisedimet me Greqinë, ne shpresojmë që çështjet të trajtohen brenda kornizës së të drejtave, ligjit dhe barazisë dhe që të gjenden zgjidhje”-tha Akar në ceremoninë e lançimit dhe saldimit të disa anijeve të reja të ndërtuara nga Turqia.

SHKARKO APP