Turqia provokon Perëndimin: Vazhdon bombardimet ndaj kurdëve
Turqia nuk e ka respektuar paktin e armëpushimit në Siri duke thyer marrëveshjen e arritur në OKB mes Rusisë dhe SHBA-së.
Mëngjesin e sotëm Observatori sirian raporton për bombardime në Azaz.
Avionët turkë kanë sulmuar disa herë kurdët.
Erdogan e shprehu edhe më parë që nuk do të ndalojë sulmët ndaj kurdëve të Sirisë pasi i cilëson si terroristë.
Por Amerika ishte e prerë në qendrimin e vet: armëpushimi duhet të respektohet me çdo kusht.
Pas përplasjes me Rusinë, Turqia tashmë rrezikon të përplaset edhe me Amerikën duke shtuar artificialisht tensionet.
KOHA JONË SONDAZH

