Turqia regjistron mbi 18 mijë raste me Covid, shifra më e lartë që nga dhjetori

Turqia ka regjistruar 18,912 raste me koronavirus  gjatë 24 orëve- shifra më e lartë ditore e vendit këtë vit, sipas ministrisë të shëndetësisë.

Turqia deri më tani ka raportuar më shumë se 2.9 milion raste dhe 29,696 viktima në total. Shifra më e lartë e rasteve që nga fillimi i pandemisë në Turqi ishte regjistruar në fillim të dhjetorit, me 33,000 raste në ditë.

Vendi po përballet me një ringjallje të infeksioneve pas lehtësimit të kufizimeve të  Covid-19 këtë muaj, duke përfshirë rihapjen e restoranteve dhe rihapjen pjesërisht të shkollave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi ka vaksinuar deri më tani 12 milion persona me vaksinën kizeze Sinovac.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?