Turqia thirrje NATO-s për bisedime rreth Shtetit Islamik dhe kurdëve

 

Turqia thirrje NATO-s për bisedime rreth Shtetit Islamik dhe separatistëve kurdë

Turqia u ka bërë thirrje ambasadorëve të NATO-s për një takim të posaçëm për të diskutuar rreth operacioneve ushtarake kundër Shtetit Islamik dhe separatisëve kurdë

Seanca do të mbahet në Bruksel ditën e martë më 28 korrik. Turqia nisi sulmet ajrore kundër militantëve në Siri dhe kundër kampeve të separatistëve kurdë në very të Irakut.

Në një sulm, për të cilin Turqia fajëson ISIS-in, 32 persona mbetën të vrarë në afërsi të kufirit me Sirinë më 20 korrik.

Kurdët sulmuan policinë turke në shenjë hakmarrjeje për atë që ata e shohin si bashkëpunim të Turqisë me Shtetin Islamik.

Bastisjet kundër kampeve separatist kurde në veri të Irakut i dhanë fund armëpushimit 2-vjeçar.

Të shtunën në darkë, më 25 korrik, një makinë bombë shpërtheu duke lënë dy ushtarë të vrarë e katër të tjerë të plagosur, raportuan zyrtarët turq.

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të dyja palëve të shmangin dhunën, por Turqia tha se kishte të drejtën të mbronte veten nga sulmet kundër rebelëve kurdë.

SHKARKO APP