FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tymi mbi Amerikë, përplasje mes Trump dhe Kanadasë për menaxhimin e zjarreve

Tymi i zjarreve masive që kanë përfshirë disa zona të Kanadasë po përhapet në pjesë të mëdha të Amerikës së Veriut, duke shkaktuar një përkeqësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në disa prej qyteteve më të mëdha amerikane.

Situata ka nxitur reagimin e presidentit amerikan Donald Trump, i cili kritikoi menaxhimin e zjarreve nga autoritetet kanadeze. Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara po përballen me ndotje të rëndë të ajrit dhe akuzoi Kanadanë për mosmarrjen e masave të mjaftueshme për frenimin e pasojave. Përplasjet diplomatike mes dy vendeve janë shtuar pas përhapjes së tymit në territorin amerikan. Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, iu përgjigj kritikave nga zyrtarë amerikanë duke kërkuar më shumë bashkëpunim dhe ndihmë konkrete në vend të ankesave.

Shqetësimet për ndotjen e ajrit kanë prekur edhe organizimin e finales së Kupës së Botës pranë Nju-Jorkut. Autoritetet amerikane po diskutojnë me përfaqësues të FIFA-s dhe institucione të tjera për ndikimin që mund të ketë tymi në zhvillimin e aktivitetit sportiv. Sipas matjeve të fundit, disa qytete të mëdha amerikane, përfshirë Detroitin, Çikagon, Uashingtonin dhe Nju-Jorkun, janë renditur ndër zonat me cilësinë më të dobët të ajrit në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?