U akuzua për spuninazh, dënohet më burg të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara

Një student doktorature në Britani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për spiunim në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE).

Matthew Hedges, një akademik 31 vjeçar në Universitetin Durham, tha se po zhvillonte një udhëtim studimor kur u arrestua më 5 maj në aeroportin e Dubait.

Në gjykatë në Abu Dhabi e shpalli fajtor për spiunim në emër të qeverisë britanike, por Hedges ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

BBC raporton se mediat e huaja u ndaluan të merrnin pjesë në seancë dhe dënimi u zbulua nga familjarët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i familjes u shpreh se seanca gjyqësore zgjati më pak se pesë minuta dhe avokati i tij nuk ishte i pranishëm.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt tha se ishte thellësisht i tronditur dhe i zhgënjyer nga vendimi dhe se do të kishte pasoja për marrëdhëniet midis dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?