
Donald Trump është arrestuar dhe kjo për herë të parë me një president. Ai sapo ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku ndodhet në paraburgim policor përpara se të jepet vendimi për të.
Trumpit pritet t’i merren shenjat e gishtërinjve dhe më pas, ai do të dërgohet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet.
E gjithë bota është me sytë nga ish-presidenti, por avokatja mbrojtëse Julie Rendelman ka përshkruar atë që po ndodh brenda Gjykatës në Manhatan. Ajo tha se zyrtarët, shërbimi sekret dhe oficerët e informatorëve të ligjit do “sigurohen që gjithçka të jetë e sigurt”.
