U bllokua në rrjete sociale, Trump gjen zgjidhjen për të qenë pranë mbështetësve

Donald Trump ka prezantuar një faqe zyrtare në internet www.45office.com për të qenë në kontakt me mbështetësit e tij, pasi ai mbetet ende i pezulluar  nga Twitter, Facebook dhe faqet e tjera të mediave sociale.

Në faqen kryesore të www.45office.com janë fotografitë e Trump me gruan e tij Melania, në evente të ndryshme gjatë kohës së tij si president.

Website zyrtar gjithashtu lejon  popullin t’i dërgojnë mesazhe ish-presidentit dhe Zonjës së Parë, si dhe rezervimin për  ngjarje apo evente të ndryshme. Nëpërmjet këtij rrjeti social, Trump do të përpiqet të informojë, edukojë dhe frymëzojë Amerikanët nga të gjitha sferat e jetës.

“Përmes kësaj platforme, Presidenti Trump do të mbetet një kampion i palodhur për burrat dhe gratë e zellshme të vendit tonë të madh – dhe  të drejtën e tyre për të jetuar të sigurt, me dinjitet, prosperitet dhe paqe.”

Trump ka një ndikim të rëndësishëm në Partinë Republikane pavarësisht humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020. Në një intervistë me Fox News në fillim të këtij muaji, Jason Miller, një zëdhënës i fushatës së Trump 2020, tha se Trump do të nisë platformën e tij të mediave sociale për 2-3 muaj./abcnews.al

SHKARKO APP