U dëbuan nga Kosova, gylenistët dënohen 16 vjet burg në Turqi
Gjykata turke ka dënuar me nga shtatë vite e gjashtë muaj burgim dy nga gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO të sjellë në Turqi nga Kosova vitin e kaluar përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën e mbajtur në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre.
Trupi gjykues i liroi të pandehurit Karakaya dhe Özkan nga akuza “spiunazh ndërkombëtar”, por shpalli dënim me nga shtatë vite e gjashtë muaj për akuzën “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”.
Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, gjashtë të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite.
Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit kishte ndarë lëndën për Osman Karakaya dhe Cihan Özkan. Kujtojmë se MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste FETO. /AA/