U denoncua nga shqiptarja, përdhunuesi serial bie në humnerë 200 m por shpëton

Pas më shumë se 2 javësh në arrati, 47 vjeçari i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze shqiptare në Greqi u arrestua nga policia.

Dimitris Aspiotis u gjet në zonën e Agios Gordios, Lefkimmi. Ai tentoi t’i largohej policisë në një terren kodrinor, por gjatë ndjekjes u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash  ku mbeti i dëmtuar rëndë.

Pas një operacioni shpëtimi që zgjati rreth 2 orë e gjysmë, ai u dërgua në një spital në Korfuz.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne u futëm nga bregdeti dhe më pas ngjitëm kodrën për të shkuar pranë vendit ku ai kishte rënë. Ky operacion zgjati përreth 2 orë e gjysmë” – njoftojnë autoritetet greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

47 vjeçari ishte pa ndjenja në momentin që policia e arrestoi. Aspiotis kishte pësuar dëmitme të shumta në trup, në zonën e brinjëve dhe të legenit.

Ai akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34 vjeçare shqiptare. Ishte i fejuari i saj që raportoi në polici fillimisht mungesën e saj.

Disa orë pas denoncimit ajo u gjet në një banesë pranë qytetit ku banonin. Ajo deklaroi se ishte pikërisht Dimitris Aspiotis që e kishte përdhunuar.

Gjithashtu çifti pranoi se e kishin takuar edhe një ditë përpara se ajo të rrëmbehej.

Pas raportimit të 34 vjeçares, policia greke filloi një operacion të gjerë në kërkim të 47 vjeçari i njohur ndryshe edhe si “Dragoi i Kavos”.

Ai është dënuar edhe më parë për rrëmbimin dhe përdhunimin e 6 turisteve të huaja pranë një resorti turistik në Greqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?