U ekzekutua në mënyrë makabre, ky është mësuesi që u vra në Francë
PARIS
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi i konsideruar terrorist në Francë. Personi që i preu kokën një mësuesi në një rrugë në Paris, priti jashtë shkollës dhe u kërkoi nxënësve të identifikonin shënjestrën e tij, thonë zyrtarë të anti-terrorizmit.
Burri më pas postoi imazhe në mediat sociale të viktimës së vdekur Samuel Paty, 47 vjeç, i cili u kishte treguar studentëve karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Agresori më vonë qëlloi në drejtim të policisë me një pistoletë para se të vritej. Numri i të arrestuarve për rastin shkoi në 10 të shtunën, kurse policia heton lidhjet e mundshme të të prangosurve me ekstremizmin islamik.
Sulmi u zhvillua rreth orës 17:00 (15:00 GMT) të premten pranë Kolegjit du Bois d’Aulne, ku Paty dha mësim, në qytetin Conflans-Sainte-Honorine, rreth 30 km (20 milje) në veri-perëndim të Parisit qendror.
Presidenti Emmanuel Macron tha se sulmi mbartte të gjitha shenjat dalluese të një “sulmi terrorist islamik” dhe mësuesi ishte vrarë sepse ai “mësoi lirinë e shprehjes”. Një homazh kombëtar do t’i kushtohet Patyt të mërkurën.