FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U helmua në aeroport, flet më në fund armiku i Putin

Përmirësohet gjendja e kritikut të presidentit rus, Vladimir Putin. Mediat e huaja shkruajnë se Aleksei Navalny është përmirësuar dhe ai tani është në gjendje të flasë.

Lideri opozitar, 44-vjeçar, është duke u trajtuar në një spital në Berlin, pasi i është përkeqësuar gjendja në Siberi muajin e kaluar. Mjekët gjermanë kanë thënë se ai i është ekspozuar agjentit nervor të kategorisë ushtarake, Noviçok.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerët besojnë se autoritetet ruse janë prapa helmimit. Kremlini i ka mohuar akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Navalny papritmas u sëmur gjatë një fluturimi më 20 gusht dhe u evakuua në Gjermani me kërkesë të gruas së tij, disa ditë më vonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet ruse kanë refuzuar të hapin një hetim penal, duke thënë se nuk janë gjetur prova të forta të helmimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?