U kap duke u arratisur, shqiptari i jep përgjigjen epike policisë: Bëra dy hapa t’më qarkullonte gjaku

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi kishte thyer masën e arrestit të dhënë ndaj tij nga gjykata e Bolonjas.

Medit italiane bëjnë me dije se 42 vjeçari është kapur në një park larg shtëpisë së tij, në tentativë për tu larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit, pasi kishte marrë masën “arrest shtëpie”.

Pasi u shoqërua në komisariat nga një patrullë policore, i pyetur nga policia italiane përgjigja e shqiptarit ka qenë epike.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Bëra nja dy hapa në park që të qarkullonte gjaku sa më mirë sepse shtëpinë  e kam të vogël dhe nuk eci shumë’, është justifikuar 42-vjeçari duke shtuar se aty pranë ndodhej një park dhe shkoi për të marrë ajër të pastër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por justifikimi i dhënë nuk e ka shpëtuar atë nga një tjetër arrestim. I arrestuar më parë për shitje droge, pasi u kap në tentativë duke ikur, ai është lënë sërish në arrest shtëpie nga drejtësia italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?