U mor peng nga puçistët, si u shpëtua Shefi i Shtabit turk

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Efkan Ala ka shkarkuar nga detyra pas grushtit të shtetit 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë. Sipas ‘’Anadolu Agency’’ ata janë të Organizatës Terroriste FETÖ.

Mësohet se 754 ushtarakë të forcave të armatosura turke kanë qenë të përfshirë në grushtin e shtetit. Ushtria turke ka kryer edhe një operacion të vështirë për të shpëtuar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneralin Hulusi Akar, raporton ‘’Dailysabah’’.

Gjenerali ishte marrë peng nga ushtarakët pjesë e grushtit të shtetit dhe e kishin transportuar me helicopter në bazën ajërore të Akıncılarit, 35 kilometra larg Ankarasë. Gjenerali, pasi u shpëtua, u dërgua në një vend të sigurtë, raportojnë mediet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Situata është normalizuar. Falënderoj liderët e opozitës, pasi i dolën zot demokracisë. Duke treguar qëndrim të vendosur, u pozicionuan në anën e qeverisë. Qytetarët tanë nuk ua lëshuan rrugët puçistëve, i falënderoj shumë’’, tha kryeministri Binali Yildirim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?