U ndave nga i dashuri? Greqia shpallet vendi më i mirë për ta harruar

Ku shkoni zakonisht për të marrë veten pas një ndarje? Të kapërcesh fundin e një marrëdhënieje mund të jetë e vështirë, por ta bësh atë në një vend piktoresk, ndoshta me një det të kristaltë, vetëm një hedhje guri larg ose me shumë klube dhe diskoteka ku mund të argëtohesh, mund të jetë e dobishme!

Një studim i fundit nga Miss Tourist, një faqe interneti udhëtimesh, u fokusua pikërisht në këtë skenar: gjetjen e destinacioneve ideale për ata që duan të harrojnë ndarjen dhe ndiejnë nevojën për të rimarrë kontrollin e jetës së tyre në dorë. Destinacionet u studiuan bazuar në aspekte të ndryshme: mirëqenie, mundësi për blerje, restorante, akses në natyrë, ture kulturore, jetë nate, miqësi, siguri dhe komoditet.

“Udhëtimi pas ndarjes mund të jetë një nga mënyrat më terapeutike për të gjetur rehati dhe për të rigjetur vetveten.

Greqia është në krye të renditjes, duke dominuar në top 10: është destinacioni ideal për një arratisje nga përditshmëria (dhe problemet, sentimentale dhe të tjera). Përveç disa prej plazheve më spektakolare në botë, gjithashtu shquhet për shërbimet e mirëqenies (9.3 për 100,000 banorë) dhe dyqanet (27.5 për km katror). E dyta në renditje është Portugalia, e vlerësuar mbi të gjitha për peizazhet e saj natyrore, turnetë e shumta kulturore dhe shërbimet. Singapori është në vendin e tretë. Italia është destinacioni i katërt më i mirë për rikuperimin pas ndarjes.

Lista dominohet kryesisht nga Evropa. Vetëm Singapori dhe Japonia përfaqësojnë Azinë.

1 Greqi

2 Portugalia

3 Singapor

4 Itali

5 Spanja

6 Mbretëria e Bashkuar

7 Irlanda

8 Zvicra

9 Japoni

10 Australi

SHKARKO APP