U nisën të pastër, pas 35 ditësh në det 57 peshkatarë kthehen të infektuar me koronavirus

COVID-19, po bëhet gjithmonë e më shumë një virus i paparashikieshëm. Anija e peshkimit Echizen Maru e la portin në Ushuaia, Argjentina Jugore, 35 ditë më parë.

Kjo anije u kthye pasi disa marinarë u sëmurën dhe pasi bënë tamponët rezultuan 57 pozitivë me koronavirus, nga 61 që ishin në bord.

Shkencëtarët mbi këtë rast kanë ngritur një shqetësim të madh, sepse anija nuk kishte asnjë kontakt me tokën ndërsa ishte në det të hapur për më shumë se një muaj.

Të gjithë marinarët testuan negativë dhe ishin në karantinën 14-ditore para se të fillonte udhëtimi. Ata para nisjes qëndruan në karantinë, në një hotel, në qytetin e Ushuaia.

“Shumë e vështirë të përcaktohet se si u infektuan anëtarët e ekuipazhit, duke marrë parasysh që për 35 ditë, ata nuk kishin asnjë kontakt me tokën,” tha Alejandra Alfaro, drejtori i ekipit teknik të pandemisë, në Argjentinë.

Një ekip po shqyrtonte kronologjinë e simptomave në ekuipazh, për të përcaktuar infektimin e peshkatarëve. Argjentina aktualisht numëron më shumë se 100,000 raste të koronavirusit dhe 1.859 vdekje nga kjo sëmundje.

SHKARKO APP