U plagos gjatë tërmetit në Samos, ambasada shqiptare në Greqi jep lajmin e mirë për 14-vjeçarin
Adoleshenti shqiptar që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi ishin grek Samos, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ambasada Shqiptare në Athinë ka publikuar një foto të Enriko Manes teksa shihet në shtratin e spitalit i buzëqeshur dhe duke përshëndetur.
Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri, është drejt përmirësimit, ndërsa stafi i këtij institucioni i kanë dhuruar atij një dhuratë simbolike.
“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shendetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit.
Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij.
Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest
dashurie për heroin tonë Eriko”, shkruan ambasada.
/abcnews.al