U rizgjodh president, por “çmend” Amerikën: Krimeja është Rusi

Rumen Radev sapo u rizgjodh si president i Bullgarisë dhe deklarata e tij kanë shqetësuar thellësisht Shtetet e Bashkuara. Radev e cilësoi si “ruse” Krimenë e aneksuar nga Moska në 2014.

Ai tha se Bullgaria duhet të ruajë raporte pragmatike me Moskën dhe nuk duhet ta shohë Rusinë si armike, për shkak të lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore. Në 2016 gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Radev kishte bërë thirrje për heqjen e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

”SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara lidhur me deklaratat e fundit të presidentit bullgar, Rumen Radev, në të cilat ai iu referua Krimesë si ”ruse’”, u shpreh ambasada amerikane në Sofje.

”Ne kemi qenë të qartë së bashku me G7, Bashkimin Evropian dhe NATO-n në pozicionin tonë që pavarësisht përpjekjes së Rusisë për aneksim dhe okupim që po vazhdon, Krimea është Ukrainë”.

SHKARKO APP