U shit 400$! Vendi ku shiten e blihen jetë njerëzish

Kemi parë të shiten kudo nëpër ankande, gjëra nga më të ndryshme: pikturë, makinë e përdorur apo copë toke. Sikur të ishte asgjë tjetër vetëm një objekt i çfarëdoshëm, tanimë pazar mund të bëhet dhe me njerëz, lirë fare madje.

Një video e bërë me aparat celular shfaq dy të rinj, të cilët reklamohen nga një person i tretë me qëllim shitjen e tyre. Vendndodhja deri më parë nuk dihej, derisa “CNN”-i udhëtoi drejt Libisë dhe takoi dy të shiturit.

Gazetarët e CNN-it raportojnë se fare pranë kryeqytetit, Tripolit blerja e njerëzve është diçka e përditshme dhe mjaft e zakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Keni nevojë për gërmues? Ja ku e keni, një burrë të fuqishëm, ai di të gërmojë shumë mirë”,-thotë drejtuesi i ankandit. Pretendentët për blerës ngrejnë dorën dhe ai që bën ofertën më të lartë, sapo bëhet me plot, një njeri!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?