U shpall fajtore për vjedhjen e fondeve të BE, Le Pen: Nuk do më eleminoni kaq lehtë

Një “vendim politik” i stisur për të “bllokuar qëllimisht” karrierën dhe që në asnjë mënyrë nuk do të thotë fundi i jetës së saj politike. Kështu u mbrojt liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, pasi u dënua me pamundësi për të kandiduar për poste publike për pesë vjet, pasi akuzohet për devijimin e fondeve evropiane për partinë e saj, Fronti Kombëtar.

Në një intervistë për TF1, e para e saj që nga vendimi, Le Pen pohoi se “shteti ligjor ka rënë” dhe pa pranuar asnjë faj, njoftoi se do të apelojë që të mund të kandidojë në zgjedhjet e 2027. “Nuk do t’i lë të më eliminojnë lehtë”, deklaroi ajo.

Zgjedhjet e ardhshme në Francë do të zhvillohen pa Macron, i cili e mundi Le Pen në dy zgjedhjet e fundit në raundin e dytë. Më shumë se dy vjet nga tani, Le Pen tashmë po del si favoritja në sondazhe, si në raundin e parë ashtu edhe në atë të dytë, ndaj vendimi i sotëm kundër saj është një goditje e fortë që e privon nga “ëndrra” Presidenciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Le Pen megjithatë beson te Apeli, pasi çështja është ende e hapur për ankimim. Ajo shprehu në TF1 “besimin në aftësinë e një gjykate Apeli për të analizuar këtë çështje në mënyrë neutrale dhe për të arritur në përfundimin se, në të vërtetë, ne nuk kemi asgjë për t’u qortuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?