U shtypën nga orteku, këta janë alpinistët që humbën jetën në Greqi

Mediat greke kanë publikuar fotografitë e katër aplinistëve të cilët humbën jetën në malet Vardousia pasi u shtypën nga një ortek.

Ata u zhdukën mëngjesin e 25 dhjetorit dhe pas orësh kërkime në kushte të vështira, ekipet e shpëtimit i gjetën të varrosur nën dëborë, të përqafuar me njëri-tjetrin.

Thanasis Koloutouros – Alpinisti me përvojë nga Lechenai

Swiss Digital Desktop Reklama

Thanasis Kolotouros, 55 vjeç ishte me përvojë dhe i njohur në rrethet e alpinizmit për ngjitjet e shumta dhe të vështira që kishte bërë në vitet e mëparshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

George Domalis – Udhëheqësi i ekipit

Sipas informacioneve, udhëheqësi i grupit të ngjitjes ishte Giorgos Domalis, një burrë me përvojë të gjerë në male, i cili e njihte mirë itinerarin specifik. Siç raportuan miqtë e tij, ai kishte një shtëpi në fshatin Athanasios Diakos dhe shpesh ngjitej në atë zonë.

Konstantinos Patikas – Njeriu i teknologjisë dhe sporteve ekstreme

Midis viktimave është Konstantinos Patikas, i cili punonte për një kompani softuerësh.

Sipas informacioneve, ai kishte një dashuri të fortë për sportet ekstreme dhe aventurën, dhe shpesh ndante momente nga aktivitetet e tij, përfshirë edhe përmes një kanali në YouTube.

Theodora Kaplani – Mësuesja që e donte natyrën

Theodora Kaplani, 31 vjeç, mësuese, u rrëmbye nga orteku në Vardousia.

Ajo punonte si mësuese zëvendësuese në Nafplio. Miqtë dhe të afërmit flasin për një grua me dashuri të madhe për arsimin dhe përkushtim ndaj nxënësve të saj. Për të, mali nuk ishte thjesht një aktivitet rekreativ, por një mënyrë jetese dhe ekuilibër i brendshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3488 (27.4%)
Jo 9258 (72.6%)

Vota totale: 12746