”U ula, prita dhe ëndërrova”, autori i sulmit me 15 vik*ima është një 24-vjeçar

Europa është në shok nga ngjarja në Pragë. Autori i sulmit në Fakultetin e Filozofisë në Pragë, dyshohet të jetë 24-vjeçari David Kozak. Mediat në vend raportojnë se i riu e kishte paralajmëruar sulmin në një postim në Telegram.

“Dua të sulmoj shkollën dhe me shumë mundësi të vras dhe veten. Alina Afanaskina më ndihmoi. Unë gjithnjë kam pasur dëshirë të kryej vrasje, kam menduar madje se mund të bëhem maniak në të ardhmen. Është më e leverdishme të bësh një sulm masiv. U ula, prita dhe ëndërrova”. Kjo është përmbajtja e postimit që raportohet të ketë bërë Kozak përpara sulmit.

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur. Nëntë prej tyre në gjendje të rëndë. Mes viktimave është edhe vetë autori që dyshohet që ta ketë kthyer armën nga vetja në momentin që në vendin e ngjarjes arriti policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?