U zbuluan rastet e para me COVID-19, ekipi i OBSH viziton tregun në Wuhan
Një ekip ekspertësh të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë duke hetuar origjinën e COVID-19. Të dielën ata vizituan tregun Huanan, qendër me shumicë e prodhimeve të detit në qytetin kinez të Wuhan ku u zbulua fillimisht koronavirusi i ri.
Ekipi arriti në Huanan me praninë e forcave të sigurisë, si dhe me barrikada shtesë të vendosura jashtë, një gardh të lartë blu që rrethonte tregun raporton Reuters. Ekspertët u larguan pas rreth një ore dhe nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Ekipi raporton Reuters ka vizituar spitale dhe tregje, si dhe një ekspozitë që përkujton betejën e Wuhan me virusin, e cila përfshinte një bllokim 76-ditor të qytetit prej 11 milion banorësh.
OBSH, e cila ka kërkuar të menaxhojë këtë mision, tha të Premten se anëtarët e ekipit do të ishin të kufizuar në vizitat e organizuara dhe nuk do të kishin asnjë kontakt me anëtarët e komunitetit, për shkak të kufizimeve shëndetësore.
Hyrja e publikut në tregun e gjerë të Huanan me ushqime deti është kufizuar që kur u mbyll në fillim të vitit të kaluar.
Tani qëndron si një pikë referimi në një qytet që ishte traumatizuar si epiqendra origjinale e asaj që u bë pandemi.
Ekspertët thonë se tregu Huanan ende luan një rol në gjurmimin e origjinës së virusit, pasi grupi i parë i rasteve u identifikua atje.
Hetimi i udhëhequr nga OBSH-ja në Wuhan ka qenë i vonuar për shkak të shqetësimit mbi aksesin dhe grindjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat akuzuan Kinën për fshehjen e shkallës së shpërthimit fillestar dhe kritikuan kushtet e vizitës, nën të cilën ekspertët kinezë kryen faza e parë e hulumtimit.