U zhduk me 189 pasagjerë në det, gjendet kutia e zezë e avionit

Kutia e zezë e avionit që u zhduk në det me 198 pasagjerë është gjetur nga zhytësit në brigjet e Indonezisë.

Lajmi u konfirmua për gazetarët nga një zhytës: “Ne gjetëm kutinë të ‘varrosur’ nën mbeturinat e avionit në det.”

Avioni u rrëzua vetëm pak minuta pasi u ngrit në fluturim të hënën nga Xhakarta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Boeing 737 u përplas në detin Java dhe asnjë i mbjetuar nuk është gjetur, gjithashtu edhe trupi i avionit nuk është zbuluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka ende asnjë tregues se çfarë e shkaktoi aksidentin, ndonëse ka raportime se avioni kishte pasur  probleme teknike në fluturimet e mëparshme.

Ai po udhëtonte në qytetin perëndimor të Pangkal Pinang kur u rrëzua, fluturim që do zgjaste 1 orë.

Piloti i kërkoi kontrollit të trafikut ajror për lejen e kthimit në aeroport, por pastaj humbi kontaktet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?