Udhëheqësja politike e Mianmarit, Suu Kyi përballet me akuza të reja penale

Udhëheqësja politike e Mianmarit (Birmani), Aung San Suu Kyi, përballet me një akuzë të re penale, tha të hënën avokati i saj. “Ajo është akuzuar në gjashtë çështje së bashku”, i tha AFP-së, avokati, Min Min Soe.

Suu Kyi po mbahet në arrest që nga 1 shkurti, kur ushtria e Mianmarit bëri grusht shtet duke e rrëzuar qeverinë e saj nga pushteti. Partia e Suu Kyisë, Liga Kombëtare për Demokraci, ka fituar me shumicë votash zgjedhjet e vitit të kaluar, mirëpo ushtria tani beson se procesi është manipuluar.

Që nga 1 shkurti kanë shpërthyer protestat përmes së cilave kërkohet kthimi i qeverisë civile në këtë vend. Të shtunën, forcat e sigurisë në Mianmar kanë shtënë drejt protestuesve me granata që hidhen nga pushka, në qytetin Yangon, duke vrarë mbi 80 persona, tha Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) si dhe mediat lokale. Deri më tani, rreth 600 civilë janë vrarë në protesta, ndërsa mijëra janë arrestuar. Komuniteti ndërkombëtarë e ka dënuar puçin në Mianmar. Gjeneralët e ushtrisë së Mianmarit janë përballur me sanksione të disa vendeve perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?