Udhëzimet anti Covid dhe vështirësitë për të shijuar lirinë
Pandemia paraqet një kërcënim të madh për shëndetin publik. Në të njëjtën kohë, masat e miratuara për të luftuar përhapjen e Covid mund të kenë efekte të dëmshme, diskriminuese, të shkaktuara me ose pa dashje.
Të anketuarit për këtë raport, ekspertët e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut përfshirë gazetarët, anëtarët e shoqërisë civile dhe akademikët që punojnë në mbi 100 vende – u është kërkuar të identifikojnë nevojat gjatë punës së tyre si rezultat i shpërthimit të COVID-19.
Ata u pyetën gjithashtu se si qeveria mund të ndihmojë për të mbështetur demokracinë dhe të drejtat e njeriut gjatë pandemisë.
Freedom House u bën thirrje qeverive, organizatave të shoqërisë civile dhe donatorëve për të mbrojtur të drejtat politike dhe liritë civile gjatë dhe pas pandemisë duke ndjekur këto rekomandime.
Masat emergjente të marra nga qeveria duhet të jenë të përgjegjshme, proporcionale dhe të kufizuara
Kufizimet e emergjencave duhet të jenë të qarta, të miratohen në mënyrë transparente, të bazuara në ligj, të nevojshme për t’i shërbyer një qëllimi të ligjshëm dhe proporcional me kërcënimin.
Kufizimet e emergjencës që prekin të drejtat themelore, përfshirë liritë e mbledhjeve, shoqatave ose lëvizjen e brendshme, duhet të jenë të kufizuara për sa i përket kohëzgjatjes. Individët duhet të kenë mundësinë të kërkojnë mjete juridike dhe kompensime për shkeljet e të drejtave të tyre gjatë krizës.
Qeveria duhet të sigurojë mbështetje teknike dhe trajnim për punën online
Ndihma për zhvendosjen e punës në internet ishte një nga pikat kyçe më të diskutuara nga ekspertët e demokracisë dhe të drejtave të njeriut të anketuar në këtë raport.
Organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile duhet të bashkëpunojnë në nivelet lokale dhe globale për të identifikuar praktikat më të mira për punën në distancë dhe për të zhvilluar trajnime shoqëruese, dhe qeveritë dhe donatorët duhet të ndihmojnë në financimin e këtyre përpjekjeve. Nevojat specifike të identifikuara përfshijnë trajnimin në përdorimin e platformave të komunikimit, përfshirë kryerjen dhe plotësimin e seminareve dhe konferencave në distancë; trajnim për promovimin në mënyrë efektive të punës në internet; dhe këshilltarët teknikë dhe softuerët për të rritur sigurinë digjitale.
Të anketuarit theksuan gjithashtu nevojën për kompjuterë dhe pajisje të tjera, dhe nevojën për të përmirësuar, apo për të pasur akses në shumë fusha.
Media duhet të jetë e lirë dhe e pavarur dhe njerëzit të kenë qasje në informacionin e bazuar në fakte
Një shtyp i lirë dhe liria e shprehjes dhe qasja në informacione, është thelbësore gjatë periudhave të jashtëzakonshme. Mbështetja për mediat – përfshirë ndihmën financiare, mbështetjen teknike, trajnimin e aftësive dhe mentorimin – ishte një tjetër nevojë e identifikuar shpesh nga të anketuarit.
Mediat dhe gazetarët e pavarur tashmë përballen me pengesa të mëdha në shumë vende, duke hasur mungesa të raportimeve në kohë, të sakta dhe të bazuara në fakte. Gjatë krizës së pandemisë, mbështetja financiare është e domosdoshme që gazetarët të vazhdojnë punën e tyre të përditshme, duke përfshirë shpërndarjen e informacionit dhe të dhënave të bazuara në fakte në lidhje me infeksionet dhe trajtimet e COVID-19, dhe luftën kundër keqinformimit dhe dezinformatave.
Qeveritë duhet të japin informacion të qartë, të saktë dhe të azhurnuar në lidhje me virusin, dhe zyrtarët nuk duhet të miratojnë spekulime ose gënjeshtra.
Qeveritë dhe ofruesit e shërbimeve të internetit duhet të bëjnë çdo përpjekje për të mbështetur dhe ruajtur qasjen e besueshme në internet.
Qeveria duhet të mbështesë zgjedhjet e lira dhe të ndershme që respektojnë shëndetin publik.
Çdo hap duhet të ndërmerret për të mbrojtur administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme gjatë pandemisë. Rregullat e regjistrimit të votuesve dhe procedurat e vendeve të votimit duhet të mbrojnë shëndetin publik.
Mundësitë për votim në distancë nga njeri –tjetri duhet të sigurohen përmes masave të tilla si votimi i hershëm, votimi përmes postës, ose procedura të tjera të votimit në distancë, ku mund të sigurohet integriteti i tyre.
Zyrtarët e zgjedhjeve duhet të identifikojnë sfidat e lidhura me udhëtimin dhe sfida të tjera që mund të pengojnë punën e vëzhguesve të pavarur të zgjedhjeve dhe të zbatojnë masa për të siguruar praninë e tyre në votime.
Duhet të sigurohen fonde emergjente që lejojnë demokracinë dhe organizatat e të drejtave të njeriut të vazhdojnë punën e tyre
Shumë të anketuar nga sondazhi thanë se fondet e ndërmarrjes ishin të nevojshme në mënyrë urgjente nëse organizatat dhe aktivistët civilë do të vazhdonin punën e tyre të përditshme në mungesë të të ardhurave.
Projektet e demokracisë dhe qeverisjes janë më urgjente ndërsa sunduesit jodemokratikë po përdorin pandeminë si pretekst për të kufizuar më tej të drejtat.
Grupet e shoqërisë civile janë thelbësore për të adresuar kufizimet mbi të drejtat themelore, për të çuar përpara reformat e nevojshme elektorale dhe gjyqësore, dhe për të kundërshtuar polarizimin intensiv politik.
Qeveritë demokratike dhe donatorët privatë duhet të sigurojnë që grupet e shoqërisë civile – veçanërisht ato që veprojnë në mjedise kufizuese – të kenë fondet e nevojshme për të vazhduar punën e tyre për forcimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në Shtetet e Bashkuara, Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut Gjatë Pandemisë (S.3819 / HR6986) duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do të miratohej, do të siguronte, ndër të tjera, fonde për programe që forcojnë institucionet demokratike; mbështesin grupet e shoqërisë civile dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut; dhe forcojnë të drejtat e njeriut, përfshirë lirinë e shtypit.
Duhet të identifikohen abuzimet e të drejtave të njeriut, të dënohen kur ka raste të tilla dhe sigurisht të dënohen përgjegjësit
Respondentët e sondazhit u bënë thirrje qeverive demokratike dhe avokatëve të tjerë të monitorojnë dhe të dënojnë abuzimet kur ato ndodhin dhe të sigurojnë që abuzimet të mos kalojnë pa u vënë re pavarësisht nga pandemia.
Të anketuarit theksuan nevojën për vëmendje të veçantë ndaj grupeve që mund të përballen me situata të tilla gjatë pandemisë, përfshirë gratë; komunitetin LGBT +; dhe anëtarët e grupeve etnike, racore, fetare dhe grupeve të tjera të margjinalizuara.
Duhet të bëhen përpjekje për të siguruar që këto komunitete të kenë qasje të barabartë në shërbimet thelbësore dhe të jenë të barabartë sipas ligjit.
Skandalet e grupeve të caktuara si shkaku i supozuar i krizës shëndetësore dhe inkurajimi ose falja e tensioneve ndërkomunale dhe abuzimet e të drejtave, janë shkelje të rënda për të cilat autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Qeveria duhet të denoncojë praktikat diskriminuese ose dhunën e kryer ndaj komuniteteve të margjinalizuara. Ndalimet e vizave dhe ngrirja e aseteve, të tilla si ato të parashikuara në ligjet Globale Magnitsky në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet Baltike, duhet t’u vendosen subjekteve dhe individëve, të përfshirë në abuzime të të drejtave të njeriut, duke përfshirë zyrtarë të qeverisë.
Akti për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut Gjatë Pandemisë (S.3819 / HR6986) që aktualisht është në pritje për tu miratuar nga Kongresi Amerikan kërkon që Sekretari i Shtetit dhe Administratori i USAID të zhvillojnë një plan strategjik për mënyrën e adresimit të shkeljeve globale të të drejtave të njeriut që ndodhin gjatë pandemisë dhe do të udhëzonte qeverinë e SHBA-së të merrte parasysh shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut.
Një nga pikat kyçe është përpjekja për të luftuar korrupsionin
Qeveritë e huaja, institucionet ndërkombëtare dhe donatorët privatë kanë dhuruar miliona dollarë për qeveritë dhe grupet lokale të ndihmës në të gjithë botën për të ndihmuar adresimin e COVID-19.
Sidoqoftë, kleptokratët dhe persona të tjerë të korruptuar e kanë përdorur këtë rast për t’u pasuruar. Kjo tradhti ndaj besimit të publikut kontribuon drejtpërdrejt në një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi.
Respondentët e sondazhit u bënë thirrje zyrtarëve qeveritarë, aktivistëve, grupeve të shoqërisë civile dhe donatorëve për të siguruar që fondet e ndihmës të Covid të përdoren ashtu siç duhet dhe jo të përfundojnë në xhepat e udhëheqësve autoritarë.
Trajnimi për shoqërinë civile në monitorimin dhe dokumentimin e abuzimeve financiare dhe të tjera, si dhe dënimi ndërkombëtar dhe sanksionet e synuara për abuzuesit, janë thelbësore nëse korrupsioni duhet të çrrënjoset.
Zyrtarët e korruptuar duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre përmes sanksioneve të synuara. Demokracitë duhet të kufizojnë mundësitë për pastrimin e fondeve të vjedhura përmes tregjeve financiare ndërkombëtare.
Përktheu: abcnews.al