Uji i ndotur nga Fukushima në Japoni do të hidhet në det, ambientalistët japin alarmin: Do helmohet e gjithë bota

Japonia ka vendosur ta shkarkojë në oqean ujin radioaktiv të mbledhur në reaktorin e vjetër të Fukushimës prej më shumë se 10 vitesh.

Vendi ka depozituar mbi 1 milion e 300 mijë tonë ujë në cisterna të posaçme, por kompania që i administron ato thotë se nuk ka më hapësira.

Një panel ekspertësh e ka studiuar këtë problem për mbi 6 vite, dhe shkurtin e kaluar na raportuan se hedhja e ujit të trajtuar në oqean do të ishte zgjidhja më realiste. Edhe Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike e ka quajtur planin shkencërisht të arsyeshëm,” deklaroi kryeministri japonez, Joshihide Suga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse uji është filtruar nga shumica e elementëve radioaktivë, disa vlerësohet se përbëjnë rrezik për jetën e njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizatat ambientaliste dhe aktivistë në vendet fqinje me Japoninë e kundërshtojnë shkarkimin e tyre në det.

“Vendimi i qeverisë japoneze është mëkat ndaj botës. Do helmohet e gjithë bota.”

“Cisternat me ujin e kontaminuar u kujton popullit japonez katastrofën e Fukushimës. Ky është më shumë një akt politik për të fshirë kujtimin e asaj katastrofe, sesa vendim shkencor.”

“Edhe sikur të hedhin në det ujë radioaktiv të holluar, sasia e materialit radioaktiv mbetet e njëjta. Do të jetë katastrofë e pakthyeshme jo vetëm për ekosistemin detar, por edhe për qeniet njerëzore.”

Uji radioaktiv është akumuluar nga autoritetet japoneze që prej marsit të vitit 2011 kur një tërmet i shkallës 9 Rihter dhe një cunami përmbytën dhe shkatërruan centralin bërthamor të Fukushimës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?