Uji i pijshëm në Michigan, përmban plumb helmues
Në qytetin e Flint, në Michigan, uji i pijshëm është me probleme, aq sa nëpër çezma tashmë ai del ngjyrë kafe. Qyteti po vuan dhe po kalon në një krizë të ujit. Banorët janë të ndaluar që të konsumojnë ujë, sepse ai përmban nivele të larta të plumbit helmues. Fotot janë postuar në mediat sociale, ku vetë banorët janë ata që denoncojnë këtë problem të madh.
Vendorët janë të detyruar të blejnë ujë me lekë nëpër supermarkete. Rreth 200 njerëz kanë bërë thirrje për dorëheqjen e guvernatorit Rick Snyder. Megjithatë, asgjë nuk është bërë për të adresuar qytetarët se si të veprojnë. Para një viti e gjysmë, studiuesit gjetën kishin gjetur përqindje të lartë të nivelit mbi mesatar të plumbit në gjakun e fëmijëve, sipas Washington Post.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

