Ukraina: Aderimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aderimi i Ukrainës në NATO mbetet një objektiv strategjik, deklaroi sot presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, gjatë një fjalimi para deputetëve.
“Kievi ka arritur një nivel bashkëpunimi të paprecedentë me vendet anëtare të Alenacës, theksoi ai.
“Objektivi ynë strategjik mbetet një aderim në NATO”, shtoi ai, por pa dhënë një afat.
Ukraina shpreh dëshirën për t’iu bashkuar NATO-s që kur një qeveri properëndimore erdhi në pushtet më shkurt 2014 pas kryengritjes së Maidanit, aneksimit një muaj më vonë të Krimesë nga Rusia dhe fillimit të një konflikti të përgjakshëm në lindje të vendit që ka bërë më shumë se 9 500 të vdekur.
KOHA JONË SONDAZH

