Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 15:18 Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë “Qafë Thanë – Sot, së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në përurimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop”, pikë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Ukraina do fitojë”, ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink: SHBA dhe aleatët do ta mbështesin

Bota E diel, 25 Shkurt 2024 09:04
“Ukraina do fitojë”, ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink: SHBA dhe aleatët do ta mbështesin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Bridget Brink thotë se Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, ndërsa Kievi shënon sot dy vjetorin e fillimi të luftës. Në një intervistë me korrespondenten e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, ajo thotë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për të mbështetur Ukrainën, pavarësisht debatit në rritje në Uashington dhe kryeqytetet europiane mbi të ardhmen e mbështetjes financiare dhe ushtarake për Kievin.

Zëri i Amerikës: Mbërritët në Ukrainë si ambasadore amerikane pak muaj pas sulmit frontal. Si e gjetët Ukrainën atëherë dhe si është ajo tani?

Bridget Brink: E gjeta Ukrainën dhe ukrainasit të fortë dhe rezistentë dhe i gjej ekzaktësisht kështu edhe sot. Dhe jam vërtet krenare që e kemi mbështetur Ukrainën. Thjesht duhet t’i ndihmojmë që ta përmbushin misionin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zëri i Amerikës: Sot Ukraina ka nevojë të madhe për mbështetje ushtarake. Ka vonesa në Kongres për këtë mbështetje. Si po ua shpjegoni ukrainasve se përse po i duhet kaq shumë kohë Shteteve të Bashkuara të vendosin se kur dhe si do ta mbështesin Ukrainën?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bridget Brink: Ajo çfarë u kam shpjeguar ukrainasve është se ka mbështetje dypartiake për Ukrainën në Amerikë dhe në Kongresin tonë. Unë, presidenti dhe të gjithë të tjerët në administratë, po bëjmë gjithçka të mundur për t’i komunikuar Kongresit dhe gjithashtu popullit amerikan se përse është e rëndësishme të mbështetet Ukraina dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Mund t'ju interesojë

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Rrjeti i Epstein në Rusi: 17 gra dhe përpjekje për të takuar Putinin

Para 5 orësh
Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Operacion i ICE në Seattle, dy pasagjerë arrestohen në avion

Para 5 orësh
Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Sulme kibernetike në Europë: ngrirësit e supermarketeve dhe 16 incidente

Para 6 orësh

Zëri i Amerikës: Megjithë mosveprimin nga Kongresi për të dërguar mbështetjen shumë të nevojshme, sipas një studimi të Institutit Pew 73% e amerikanëve mbështesin Ukrainën si një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ka mbështetje dypartiake, siç thatë dhe juve, edhe në Kongres. A po fiton Ukraina në të mirë të interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara?

Bridget Brink: Absolutisht që po. Siç tha Presidenti Biden, ne mbështesim Ukrainën që ta fitojë këtë luftë, duke u siguruar që kjo të jetë një humbje strategjike për Putinin. Dhe mendoj se ka mbështetje të gjerë për këtë në Kongres dhe nga populli amerikan.

Zëri i Amerikës: Zëra konservatorë në Kongres kërkojnë llogaridhënie në lidhje me ndihmat amerikane për Ukrainën. Inspektorët amerikanë vizituan rishtazi Kievin. A mund të na jepni informacion të mëtejshëm? Si funksionon procesi i llogaridhënies këtu në Ukrainë?

Bridget Brink: Mund t’ju them se e ndjekim me shumë vigjilencë këtu nga ambasada. Gati një e treta e ekipit tim është i angazhuar me mbikëqyrjen. Kemi gjithashtu tre inspektorë të përgjithshëm që gjenden po në ambasadë. Dhe ata kanë një personel prej 400 vetash në mbarë botën. Pra, ka mbikëqyrje që po bëhet, si me ukrainasit, edhe me ne në ambasadë, si dhe më gjerë.

Zëri i Amerikës: A kanë qasje tek objektet ku mbahen këto armatime dhe municionet e tjera?

Bridget Brink: Kanë qasje në çdo vend ku mundemi të shkojmë fizikisht, si dhe tek vendet ku nuk shkojmë dot, si p.sh. në front. Kemi dalë me disa mënyra alternative për të mbajtur një bilanc të armatimeve.

Zëri i Amerikës: Cilat janë këto mënyra alternative?

Bridget Brink: Ndoshta nuk e them dot konkretisht, por kemi gjetur mënyra se si mund t’i përmbahemi rregullave dhe ligjit, pa i vendosur njerëzit në rrezik.

Zëri i Amerikës: Gjatë dy viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara e ndihmuan shumë Ukrainën ushtarakisht, por realisht shumë prej fondeve mbeten në Shtetet e Bashkuara. Në komunitetet rurale që prodhojnë këto armatime. A keni informacion se si shpenzohen paratë?

Bridget Brink: Faleminderit për këtë pyetje. Në fakt fondet për Ukrainën shpenzohen në 31 shtete në mbarë vendin dhe këtu përfshihen raketat Patriot në Arizona. Ka artileri në Pensilvani. Ka madje automjete nga shteti im Miçigani. Pra kjo është realisht edhe shumë e rëndësishme për amerikanët dhe vendet e punës në Amerikës, ndërkohë që mbështetet gjithashtu Ukraina.

Zëri i Amerikës: Ekonomia ukrainase, megjithë luftën dhe rënien domethënëse, ka mbijetuar. Shtetet e Bashkuara ndihmuan shumë. Si pritet të jetë pamja për vitin tjetër për ekonominë ukrainase, nga perspektiva juaj? Dhe çfarë mekanizmi të ri planifikoni të përdorni për ta ndihmuar Ukrainën të mbijetojë ekonomikisht?

Bridget Brink: Kjo është ndoshta një nga sukseset më të mëdha që ka patur Ukraina, jashtë sferës ushtarake. Ekonomia ukrainase është rritur me 5% vitin e kaluar. Kjo është fenomenale. Një pjesë e madhe e kësaj është kapacitetet e Ukrainës për të vazhduar eksportet. Dhe kjo u arrit megjithëse Rusia u largua nga iniciativa për drithin e Detit të Zi, nëpërmjet përpjekjeve tepër të guximshme dhe krijuese. Korridore të reja u krijuan nga portet e Detit të Zi. Dhe tashmë 760 anije dhe mallra në sasi mbi 23 milionë tonë metrikë janë transportuar të sigurta në rrugë detare. Dhe kjo është e rëndësishme për botën, pasi kështu merren drithi dhe furnizimet e tjera, por është edhe shumë e rëndësishme për ekonominë e Ukrainës.

Zëri i Amerikës: Biseduam me bizneset ukrainase dhe ata vlerësojnë në veçanti mekanizmin e siguracionit që po përdorin institucionet financiare perëndimore. A synoni ta zgjeroni më tej këtë përpjekje?

Bridget Brink: Po. Po punojmë së bashku me qeverinë ukrainase dhe partnerë të tjerë që të japim mbështetje me të gjitha mënyrat që mundemi. Me rritje të eksporteve nga portet e Detit të Zi, nga portet e Danubit dhe me përmirësimin e pikave të kalimit kufitar, si dhe gjëra të tjera për të lehtësuar këto eksporte dhe për të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Kjo është një pjesë e madhe e ndihmës sonë për kapacitetet e Ukrainës, në mënyrë që ajo të mbështetet në forcat e saj.

Zëri i Amerikës: Çfarë parashikimi keni për vitin e ardhshëm, për Ukrainën dhe rajonin?

Bridget Brink: Është i njëjti si në periudhën kur mora detyrën. Ukraina duhet të fitojë. Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët dhe aleatët, do të vazhdojnë t’i mbështesin ukrainasit për këtë objektiv. Dhe kjo do të thotë rimarrje të territoreve, afrim të mëtejshëm me Evropën, me BE-në dhe rrjedhimisht me NATO-n; përparim drejt asaj çfarë dëshirojnë ukrainasit – një vend sovran, të pavarur dhe të begatë që është i integruar në institucionet euro-atlantike, që do të jetë një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është ajo çfarë mbështesim ne.

Etiketat e lidhura

Bridget Brink
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 14 minutash

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Para 23 minutash

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 1 ore

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris
Para 1 ore

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris

Më të lexuarat

1 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 3 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 17 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.