Ukraina: Lufta do të na kushtojë mbi 1 trilion dollarë

Ukraina ka publikuar dëmet e luftës, që prej nisjes së pushtimit rus në 24 shkurt të këtij viti. Sipas kryeministrit Denis Shmygal, dëmet përllogariten diku te 1 trilion dollarë.

“Lufta e zhvilluar nga Federata Ruse kudër Ukrainës dhe do t’i kushtojë vendit 1 trilion dollarë”, tha Shmygal.

Ai shtoi më tej se humbjet janë tepër të mëdha dhe pasojat do të jenë afatgjata.

“Sipas shkallës ekonomike të Kievit arritëm që deri në mars dëmet ishin diku te 560 mld dollarë, ndërsa për restaurimin e plotë, përllogaritur fabrikat dhe infrastrukturën, dëmet janë më shumë se 1 trilion dollarë”, tha Shygal.

SHKARKO APP