FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ukraina mund të fitojë luftën me Rusinë/ SHBA: Agresioni rus, thyerje e rendit ndërkombëtar

”Agresioni rus, thyerje e rendit ndërkombëtar”,-kështu shprehet sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin, i cili shprehu edhe besimin se Ukraina mund të mbizotërojë kundër Rusisë në konfliktin dymujor.

“Ukraina ka nevojë për ndihmën tonë për të fituar sot dhe ata do të kenë ende nevojë për ndihmën tonë kur të përfundojë lufta. Siç thotë presidenti Biden, ndihma jonë për sigurinë ka shkuar drejtpërdrejt në vijën e parë të lirisë dhe për luftëtarët e patrembur. Miqtë e mi ukrainas, ne e dimë barrën që mbani të gjithë ju. Dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot, për të forcuar arsenalin e demokracisë ukrainase”.

Sekretari i Mbrojtjes përshkroi disa nga synimet e Shteteve të Bashkuara ndërsa vendi vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës në luftë. Ai u shpreh se administrata e Biden dëshrion një Rusi të dobësuar deri në atë shkallë sa ushtria e saj mund të mos ekzistojë më.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?