Ukraina ndalon filmat rusë, i “rrezikojnë” sigurinë
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka nënshkruar ligjin që ndalon të gjithë filmat rusë të bërë pas 1 janarit, 2014. Ligji po ashtu ndalon edhe filmat e prodhuar nga Rusia pas vitit 1991, “nëse ata lartësojnë punën e organeve qeveritare të Rusisë”.
“Ligji do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare të Ukrainës, do të reduktojë ndjenjat separatiste në shoqëri dhe do të forcojë autoritetin e qeverisë”, thuhet në përshkrimin parlamentar të ligjit.
Filmat rusë kanë dominuar për kohë të gjatë tregun ukrainas, ku shumica e popullsisë i zotëron të dyja gjuhët.
Kanalet televizive të Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë të angazhuara po ashtu në partneritet për të bashkëprodhuar filma dhe seri.
Por marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë janë prishur pas protestave në Kiev, të cilat kanë rrëzuar presidentin Viktor Yanukovych, aleat i Kremlinit, në shkurt të vitit 2014.
KOHA JONË SONDAZH

