Ukraina në errësirë: Rusia sulmon infrastrukturën energjetike

Ukraina është përballur me ndërprerje masive të energjisë elektrike këtë të diel, si pasojë e një vale të re sulmesh nga Rusia ndaj infrastrukturës energjetike të vendit. Sipas autoriteteve ukrainase, energjia elektrike është ndërprerë për 8 deri në 16 orë në shumicën e rajoneve, duke ulur kapacitetin prodhues në nivele kritike.

Nga e premtja deri të shtunën, Moska ka lëshuar qindra dronë dhe raketa balistike në objektet energjetike në të gjithë vendin. Sipas raportimeve nga The Guardian, sulmet kanë shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe ujë në disa qytete.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Denys Shmyhal, deklaroi: “Armiku shkaktoi një sulm masiv me raketa balistike, të cilat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u rrëzuar. Është e vështirë të kujtohet një numër kaq i madh sulmesh të drejtpërdrejta në objektet e energjisë që nga fillimi i pushtimit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Energjisë ka paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë mund të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, veçanërisht në rajonin e Kievit dhe qytete të tjera të prekura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë nga Moska, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se sulmet ndaj infrastrukturës do të vazhdojnë për sa kohë nuk ka një marrëveshje paqeje. Megjithatë, ai shprehu gatishmërinë për dialog, duke përmendur një mundësi takimi me sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio.

“Unë dhe Rubio e dimë sa e rëndësishme është të komunikojmë rregullisht për të krijuar kushtet e duhura për bisedime serioze dhe frytdhënëse. Jam i lumtur që së fundmi Shtetet e Bashkuara kanë dhënë garanci se Zelensky nuk do të pengojë negociatat për paqen. Ky është një hap i mirë,” tha Lavrov.

Deklarata e tij vjen në një moment kur tensionet janë të larta dhe komuniteti ndërkombëtar po kërkon rrugë për de-përshkallëzimin e konfliktit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?