Ukraina pezullon marrëdhëniet me Bjellorusinë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba bëri me dije se vendi i tij ka pezulluar përkohësisht marrëdhëniet me Bjellorusinë. Ai ka deklaruar se marërdhëniet do të fillojnë përsëri kur Ukraina mos të ketë humbje të reputacionit në aspektin politik dhe moral.

”Jemi duke e ndjekur procesin. Marrëdhëniet do të fillojnë kur do të bindemi se Ukraina nuk do të ketë humbje të reputacionit në aspektin politik dhe moral”.

Mediat e huaja shkruajnë se Kuleba tha se janë pezulluar të gjitha kontaktet me palën bjelloruse duke shtuar se bisedimet rreth krizës Donbas që po zhvillohen në Minsk mund të transferohen në ndonjë vend tjetër.  Protestat masive kundër rezultateve të zgjedhjeve kanë filluar që nga 9 gushti në gjithë Bjellorusinë me pretendimin për “mashtrim në zgjedhje”.

SHKARKO APP