Ulen rastet ditore me Covid në Greqi, 53 viktima në 24 orët e fundit
Bota E Diel, 27 Dhjetor 2020 17:46
Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 342 raste të reja me koronavirus, ndërsa 53 pacientë kanë humbur jetën.
Sakaq 469 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 80.2% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve 135456, nga të cilat 52.4% janë burra.