FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ulet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë, 517 të vdekur në 24 orë

Spanja ka regjistruar në 24 orët e fundit 517 vdekje nga koronavirusi, duke shënuar ulje krahasuar me shifrat e një dite më parë.

Numri total i viktimave ka shkuar në 17,489, ndërsa numri i të infektuarëve mbi 169 mijë. Të infektuarit janë rritur me 2% nga dje në sot, duke treguar një përqindje të vogël krahasuar me fillimet e epidemisë.

Ndërkohë mësohet se mbi 64 mijë persona janë shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madridi dhe Katalonja vazhdojnë të jenë dy zonat më të prekura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se disa ditë më parë qeveria spanjolle ka shtyrë gjendjen e emergjencës, pasi situata është e vështirë. Kufijtë janë mbylur dhe masat janë drastike.

Rastet e konfirmuara në të gjithë botën kanë tejkaluar 1.8 milion, dhe më shumë se 114 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?