Unë jam franceze e lindur në Paris, ja pse nuk e vura flamurin francez si foto profili

Miliona njerëz në mbarë botën kanë treguar solidatitet me popullin francez dhe kanë mbushur profilet me fotografi të flamurit francez. Por statusi i një vajze franceze nga Parisi, ku ajo jep arsyen se përse nuk e ka ndryshuar foton e profilit, ka marë qindra-mijëra pëlqime, si dhe është përhapur në mbarë mediat më të mëdha botërore për arsyen goditëse që ajo jep.

Ja çfarë shkruan ajo:

“Nuk do ta ndryshoj foton e profilit me flamurin francez, edhe pse jam franceze dhe nga Parisi. Arsyeja për këtë është se, nëse do ta bëja një gjë të tillë vetëm për Parisin do të ishte gabim. Nëse do ta bëja për çdo sulm në botë, do më duhet të ndërroja foton çdo ditë, disa herë në ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zemra ime është me botën, pa kufij, pa hierarki. Unë e dua jetën me vlera të çdo njeriu që sulmohet nga ekstremistët fetarë, pavarësisht nëse janë të bazuar në besim, paragjykim apo përfitim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mos u bëni pjesë e “ne dhe ata” që luftënxitësit duan”, shkruan Charlotte Farhan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?