UNHCR: Dyfishohet numri i njerëzve që largohet nga konflikti dhe dhuna
Jo vetëm Covid-19 merr jetë, por konfliket dhe dhuna janë të pranishme. Raporti më i fundit i Trendeve Globale nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), tregon se numri i njerëzve që largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të persekutimit, konfliktit, dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut është rritur në 82.4 milionë.
Raporti i publikuar sot në Gjenevë bëri thirrje për përmbysjen e trendit global të zhvendosjeve të shkaktuara nga dhuna dhe persekutimi, i cili ka vazhduar për gati një dekadë. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për veprim të menjëhershëm pas rritjes së njerëzve që ikin nga konflikti dhe dhuna. Shifra totale e sapo publikuar është 4% më e lartë se një vit më parë, kur 79.5 milionë ishin regjistruar në fund të vitit 2019.
Sipas raportit, fëmijët preken veçanërisht gjatë krizave të zhvendosjes, veçanërisht nëse zhvendosja e tyre zvarritet për shumë vite. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gati 1 milion fëmijë kanë lindur si refugjatë midis viteve 2018 dhe 2020. Për më tepër, 42% e personave të zhvendosur janë vajza dhe djem nën moshën 18 vjeç.