UNHCR: Për një dekadë, në botë s’duhet të ketë më njerëz pa shtetësi
Konkretisht, ajo ka filluar një fushatë për t’i bindur qeveritë në gjithë botën, që brenda 10 viteve të ardhshme të mos ketë më njerëz që nuk gëzojnë një shtetësi të caktuar.
UNHCR ka njoftuar sot gjithashtu se synon që të tërhiqet vërejtja se afro 10 milionë njerëz sot, nuk kanë shtetësi dhe as pasaportë.
“Mungesa e shtetësisë bën që njerëzit të ndjehen sikur vetë ekzistenca e tyre paraqet krim”, pohoi lidhur me një fakt të tillë vetë komisioneri i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuarra, Antonio Guterres.