UNICEF: 3 miliardë njerëz nuk kanë lavaman për të larë duart me sapun

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve UNICEF, ka theksuar se larja e duarve me sapun është jazhtëzakonisht e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), por 3 miliardë njerëz në gjithë botën nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun.

Sipas një deklarate nga UNICEF, në gjithë botën, tre nga pesë persona në shtëpitë e tyre nuk kanë mundësitë ku mund të lajnë duart e tyre.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se 40% e popullsisë së botës, pra 3 miliardë njerëz, nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për të larë duart me ujë dhe sapun dhe rreth tre të katërtës së njerëzve në vendet më pak të zhvilluara u mungon kjo nevojë themelore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, në deklaratë vihet theksi se në një të tretën e shkollave në gjithë botën nuk ka lavamanë për larjen e duarve dhe se në 16% të qendrave shëndetësore mungojnë tualetet dhe lavamanë funksionalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?