UNICEF paralajmëron se Boko Haram po përdor fëmijët si kamikazë

Fondi Ndërkombëtar i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), ka njoftuar se organizata terroriste Boko Haram, është duke përdorur gjithnjë e më shpesh fëmijët si kamikazë.

Sipas UNICEF, që nga janari i këtij viti janë kryer numër i njëjtë i sulmeve, sa janë kryer gjatë gjithë vitit të kaluar.

UNICEF-i në deklaratën e publikuar sot theksoi se në vitin 2014 të paktën 117 sulme me bomba në rajonin e liqenit Çad, në Afrikën Qendrore, janë kryer nga fëmijët dhe rreth 80 për qind e tyre me eksploziv në trup ishin vajza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marie-Pierre Poirier, drejtoreshë rajonale e UNICEF-it, theksoi se prania e fëmijëve pranë tregjeve, apo pikave të kontrollit shkakton frikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Si rezultat, rreth 1500 fëmijë janë arrestuar vitin e kaluar në Nigeri, Kamerun, Niger dhe Çad”, tha ajo.

Fëmijët janë viktima, jo autorët e krimit. Detyrimi për të kryer akte të tilla të tmerrshme është për t’u dënuar”, theksoi Poirier.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?