Ura historike e Roterdamit do të çmontohet për shkak të jahtit luksoz të Jeff Bezos
Roterdami ka konfirmuar se do të çmontojë një urë historike për të lejuar kalimin e një superjahti të ndërtuar për themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.
Jahti luksoz po ndërtohet nga firma holandeze Oceanco e cila u lidh me Bezos vitin e kaluar. Anija raportohet të jetë 127 metra e gjatë dhe 40 metra e lartë, aq sa nuk mund të futet në urën Koningshaven.
Një zëdhënës i kryebashkiakut konfirmoi planin për gazetarët. Sipas raporteve që dolën në mediat holandeze pjesa e mesme e urës së qytetit holandez, e njohur në vend si De Hef, do të hiqej përkohësisht për të lejuar lundrimin e varkës 40m të lartë.
Lëvizja ka ngjallur diskutime sepse ura e çelikut ka një histori të gjatë dhe tani është një monument kombëtar. Më parë ajo u rinovua gjatë viteve 2014- 2017 dhe zyrtarët thanë se nuk do të çmontohej më.
Megjithatë sipas zyrës së kryebashkiakut vendet e punës të krijuara nga ndërtimi i anijes nxitën planin si dhe zotimi se ura do të rindërtohej në formën e saj aktuale.
Ndërtimi i jahtit konsiderohet projekt “shumë i rëndësishëm” nga një këndvështrim ekonomik dhe përmendi reputacionin e Roterdamit si “kryeqyteti detar i Evropës”.
Gazete lokale se projekti ka të ngjarë të realizohet në verë. E njohur si Y721, anija do të jetë më e madhja e këtij lloji në botë sipas Boat International.
Forbes vlerëson se themeluesi i Amazon ka një pasuri prej më shumë se 175 miliardë dollarë dhe aktualisht renditet si i treti më i pasur në botë. Përveç të qenit një gjigant në industrinë e tregtisë elektronike, Bezos zotëron gjithashtu gazetën Ëashington Post dhe kompaninë hapësinore Blue Origin.