Ura më e lartë në botë ndërtohet në Indi

Në Indi është ndërtuar ura më e gjatë në botë. Ura Chenab u ndërtua 359 metra mbi lumin me të njëjtin emër, në rajonin e Jammu dhe Kashmir.

Ajo është 1,315 metra e gjatë dhe është pjesë e një projekti më të gjerë infrastrukture për ta bërë Luginën e Kashmirit të arritshme për rrjetin hekurudhor indian.

Pas dekadave të punës së ndërtimit, ura do të hapet për vizitorët në fund të dhjetorit ose në fillim të vitit 2024, tha ministria e hekurudhave.

Lidhja hekurudhore pritet të nxisë sektorët industrialë dhe bujqësorë të rajonit.

 

 

SHKARKO APP