Urdhri i prerë i Putin: Mos lini asnjë xhihadist të gjallë!
Presidenti rus, Vladimir Putin ka qenë i prerë me vartësit e tij duke u dhënë një urdhër të qartë: Mos mbani asnjë xhihadist të burgosur.
Putin u ka thënë shefave të ushtrisë që të mos mbajnë pengje, por të vrasin çdo xhihadist që u del përpara.
Siç raporton "Russia Today", fraza lakonike e Putin ka qenë “asnjë të burgosur”, duke lënë të kuptojë duhet eleminuar çdo terrorist.
Raportohet gjithashtu se zv/presidenti i Këshillit të Federatës Ruse, Frants Klintsevich, ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në Rusi.
Ditët e fundit ka pasur sinjale për atentate në Moskë ndaj gjyqësori rus kërkon rikthimin e dënimit me vdekje si dënim kapital për terroristët.