“Ushtarët fluturues mund të jenë e ardhmja e betejave”

Shpikësi francez Frank Zapata tregoi mjetin fluturues të quajtur ‘Flyboard’ gjatë një demonstrimi në festimet e Ditës së Bastijës të këtij viti në Paris.

Ish-kampioni u filmua duke mbajtur një pushkë dhe duke fluturuar mbi turmën, duke nënkuptuar aftësitë e mundshme ushtarake të mjetit futuristik fluturues.

Gjatë shfaqjes, ai kaloi mbi kokat e disa prej udhëheqësve të Evropës, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përgëzuar demonstrimin z. Macron shkroi në Twitter:

Swiss Digital Mobile Reklama
Krenar për ushtrinë tonë, moderne dhe inovative”.

Ndërsa, Zapata, nga ana tjetër, u përgjigj:

Faleminderit zoti President, është një nder”.

Duke folur për mediat kombëtare, Ministrja franceze e forcave të armatosura Florence Parly tha se teknologjia mbresëlënëse mund të përdoret një ditë në luftime, për të krijuar një njësi fluturuese.

Sipas njoftimeve, ‘Flyboard’ ka marrë tashmë fonde nga ushtria franceze për zhvillim të vazhdueshëm dhe është e kuptueshme që Zapata po punon edhe me forcat amerikane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?